Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Man. Utd e Chelsea pas Torresit

Manchester Unitedi dhe Chelsea, janë dy skuadrat e interesuar për mbrojtësin e Villarrealit, Pau Torres.

Spanjolli po kalon në formë fantastike këtë edicion te Villarreali dhe ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të njohura evropiane.

“Fabrizo Romano” ka bërë të ditur se klubet do të nisin bisedimet me skuadrën spanjolle për transferimin e Torresit, të cilin Villarreali është i gatshëm ta lërë të lirë për një ofertë të mirë.

Kontrata e 25-vjeçarit skadon në vitin 2024.

Këtë edicion, ai ka luajtur në 43 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar pesë gola.