Te Tottenhami janë të vendosur për ta transferuar spanjollin Pau Torres nga skuadra e Villarrealit. “Daily Mail” ka shkruar të enjten se Tottenhami tashmë i ka bërë ekipit spanjoll ofertë zyrtare për shërbimet e 25-vjeçarit.
Për ta bindur Villarrealin që ta lërë të lirë në verë Torresin, Tottenhami thuhet se ka ofruar 60 milionë euro.
Është trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte, që po insiston në transferimin e reprezentuesit të Spanjës.
Torres ka lënë të hapur mundësinë e largimit nga Villarreali, përkundër që ka kontratë deri në vitin 2024. Ai këtë edicion në 42 paraqitje në të gjitha garat ka realizuar edhe pesë gola.