Pas Cristian Romeros, Tottenhami po synon ta transferoj edhe një mbrojtës tjetër gjatë kësaj vere. Bëhet e ditur se ekipi anglez tashmë ka nisur negociatat me Villarrealin për të siguruar Pau Torresin.
Torres pritet të largohet nga ekipi spanjoll dhe te Tottenhami po shihet si përforcim i duhur për repartin e mbrojtjes. Për kartonin e 24-vjeçarit, Tottenhami është i gatshëm të ofrojë 50 milionë euro.
Torres ka kontratë me Villarrealin deri në vitin 2024 dhe edicionin e shkuar ishte ndër mbrojtësit më të vlerësuar në kampionatin spanjoll. Ai regjistroj 44 ndeshje dhe sezoni tri gola sezonin e shkuar për Villarrealin, ekip që e fitoi trofeun e Ligës së Evropës.
Artikuj të ngjashëm