Mbrojtësi argjentinas i Tottenham Hotspurit, Cristian Romero, ende shpreson se mund të përfundojë në “Camp Nou” në këtë afat kalimtar.
Sipas “Mundo Deportivo”, Romero dëshiron të largohet nga Tottenhami, por para se të marrë një vendim për të ardhmen, ai po pret të shohë nëse Barcelona do të bëjë një lëvizje konkrete për të.
Në garë për qendërmbrojtësin është edhe Atletico Madridi, që tashmë ka nisur negociatat me Tottenhamin.
Klubi londinez raportohet se kërkon rreth 40 milionë euro për kartonin e Romeros, ndërsa Atletico deri më tani ka ofruar rreth 30 milionë euro.
Barcelona e vlerëson shumë profilin e Romeros.
Edhe
Romero pret lëvizjen e Barcelonës
Drejtori sportiv i Barçës, Deco, ka qenë në kontakt me përfaqësuesit e 28-vjeçarit, por gjiganti katalunas ende nuk ka bërë një ofertë zyrtare.
Romero pjesë e Tottenhamit është nga viti 2022, kur ishte transferuar nga Atalanta për 53 milionë euro. Kontrata i përfundon në vitin 2029.