Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Capoue me kontratë të re te Villarreali

Mesfushori Etienne Capoue ka firmosur kontratë të re me Villarrealin, e cila do ta mbajë në ekipin spanjoll deri në vitin 2024.

Ishte skuadra nga La Liga që të mërkurën njoftoi për vazhdimin e bashkëpunimit me futbollistin 34-vjeçar. Francezi është pjesë e Villarrealit prej vitit 2021 kur iu bashkua nga Watfordi, kurse ka luajtur edhe te Tottenhami e Toulouse.

Në 43 ndeshje sezonin e shkuar në të gjitha garat, Capoue pati tri gola e pesë asistime.

Artikuj të ngjashëm