Sulmuesi i krahut, Samuel Chukwueze pritet që karrierën ta vazhdojë në Premier League. “Marca” raporton se Villarreali në parim tashmë ka pranuar një ofertë në vlerë prej 50 milionë eurosh nga një skuadër angleze për 23-vjeçarin.
Chukwueze do të largohet nga Villarreali në afatin kalimtar të janarit edhe pse ka kontratë me ekipin spanjoll deri në vitin 2024.
Nigeriani këtë edicion ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë po aq asistime në 25 paraqitje në të gjitha garat për ekipin spanjoll.