Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani, favorit për Chukwuezen

Drejtuesit e Milanit janë të vendosur që të bëjnë një goditje të rëndësishme gjatë kësaj vere. “Gazzetta dello Sport” ka shkruar të hënën se klubi italian tashmë ka nisur misionin dhe po vlerësohet favorit për transferimin e sulmuesit të krahut Samuel Chukwueze.

24-vjeçari do të largohet këtë verë nga Villarreali pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin tjetër, dhe ekipi spanjoll po kërkon mbi 30 milionë euro për kartonin e tij.

Chukwueze po shihet si përforcim i rëndësishëm te Milani pas formës së mirë që e tregoi edicionin e shkuar, ku ishte ndër lojtarët kryesorë te Villarreali.

Në 50 ndeshje të luajtura në të gjitha garat Chukwueze shënoi 13 gola dhe bëri 11 asistime. Ai ka debutuar me ekipin e parë të Villarrealit në fund të vitit 2018, ndërsa ka edhe 28 paraqitje me Nigerinë.