Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani prezanton Chukwuezen

Skuadra e Milanit ka prezantuar përforcimin e radhës në këtë afat kalimtar. Sulmuesi i krahut, Samuel Chukwueze është përforcimi i shtatë i Milanit këtë verë.

Ai te Milani u transferua nga skuadra e Villarrealit, ndërsa është prezantuar të enjten.

Chukwueze me Milanin ka firmosur kontratë pesëvjeçare dhe do të ketë pagë vjetore prej 4 milionë eurosh.

Për kartonin e tij, ekipi italian i ka paguar Villarrealit 28 milionë euro, përfshirë edhe bonuset.

Chukwueze te Milani do ta bartë fanellën me numrin 21, ndërsa edicionin e shkuar pati paraqitje të mira te Villarreali, ku shënoi 13 gola dhe asistoi 11 herë në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm