Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali synon Chukwuezen

Forma e mirë e sulmuesit të krahut, Samuel Chukwueze, ka tërhequr interesimin e skuadrës së Real Madridit, përcjell e përditshmja “AS” të martën. Bëhet e ditur se Reali po e monitoron nigerianin, të cilin thuhet se po synon ta transferojë në fund të sezonit aktual.

Për ta lënë të lirë 23-vjeçarin, Villarreali po kërkon të paktën 50 milionë euro.

Chukwueze këtë sezon ka treguar formë të mirë, ku ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar 11 herë në 40 paraqitje në të gjitha garat. Ai është promovuar në ekipin e parë të Villarrealit në vitin 2018 dhe ka kontratë me skuadrën spanjolle deri në verën e vitit të ardhshëm.

Chukwueze po kërkohet gjithashtu edhe nga skuadrat e Anglisë.

Artikuj të ngjashëm