Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani në garë për Chukwuezen

Skuadra e Milanit është futur në garë për sulmuesin e Villarrealit, Samuel Chukwueze, ka njoftuar të mërkurën “Sky Sport Italia”. Madje, mësohet se Milani është në negociata me agjentin e nigerianit, i cili pritet të largohet këtë verë nga skuadra spanjolle.

24-vjeçari ka kontratë me Villarrealin deri në vitin 2024 dhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 40 milionë eurosh.

Ai po kërkohet gjithashtu edhe nga skuadra e Real Madridit pas paraqitjeve të mira që i pati edicionin e fundit, ku në 50 ndeshje të luajtura ka shënuar 13 gola dhe ka bërë 11 asistime.

Chukwueze si lojtar është zhvilluar te Villarreali, ndërsa është pjesë e ekipit të parë prej vitit 2018.