Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani humb Chukwuezen për ndeshjet e mëdha

Skuadra e Milanit do të jetë pa sulmuesin Samuel Chukwueze për një muaj për shkak të lëndimit që e ka pësuar në grumbullimin e Nigerisë. Ai ka dëmtuar muskulin e këmbës dhe do t’i mungojë Milanit në disa prej ndeshjeve të forta që i luan brenda një muaji.

Milani do të jetë pa Chukwuezen në duelet me Juventusin dhe Napolin në kuadër të kampionatit italian, si dhe Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve.

24-vjeçari, i cili këtë verë iu bashkua Milanit nga Villarreali, ka regjistruar 9 paraqitje për ekipin italian në të gjitha garat. Chukwueze i shtohet listës së lojtarëve të lënduar të Milanit, të cilët po ashtu do të mungojnë në duelet e rëndësishme. Bëhet fjalë për Ruben Loftus-Cheek, Ismael Bennacer, Mattia Caldara e Rade Kruniq.