Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aurier largohet nga Villarreali

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Serge Aurier në fund të këtij muaji do të mbetet lojtar i lirë. “AS” ka raportuar të premten se Villarreali nuk ia ka ofruar rinovimin e kontratës Aurierit, i cili tashmë është në kërkim të një klubi të ri.

Aurier 29-vjeçar iu bashkua Villarrealit verën e shkuar dhe regjistroi 24 paraqitje e dy asistime në të gjitha garat.

Ai gjatë karrierës ka luajtur edhe te Tottenhami, Paris Saint-Germaini, Toulouse e Lensi.

Artikuj të ngjashëm