Mbrojtësi krahut të djathtë, Serge Aurier do të kthehet në Premier League. “Foot Mercato” ka njoftuar të premten se Aurier do t’i bashkohet Nottingham Forestit.
Mësohet se Aurier tashmë ka arritur marrëveshje me ekipin anglez dhe do të prezantohet ditëve në vijim. 29-vjeçari te Nottighami do të transferohet si lojtar i lirë dhe do të jetë përforcimi i 17-të gjatë kësaj vere.
Ai me Nottinghamin do të firmos kontratë dyvjeçare, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Villarreali, Tottenhami, Paris Saint-Germaini, Lensi e Toulouse.