Te skuadra e Villarrealit kanë marrë vendim që transferimin e mesfushorit Giovani lo Celso ta bëjnë të përhershëm.
Lajmi është bërë i ditur të martën nga e përditshmja spanjolle “AS”. Mesfushori është huazuar te Villarreali para fillimit të këtij sezoni nga Tottenhami, ndërsa ka impresionuar me paraqitjet e tij tek ekipi spanjoll. Për kartonin e tij, Villarreali do të paguajë 20 milionë euro në fund të sezonit.
Lo Celso ka shënuar një gol në 13 paraqitje në të gjitha garat me fanellën e Villarrealit. 26-vjeçari u pati bashkuar me Tottenhamin në vitin 2019 dhe pati firmosur kontratë deri në vitin 2025. Argjentinasi karrierë në Evropë ka bërë edhe te Real Betisi e Paris Saint-Germaini.