Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbrojtësi Mosquera i bashkohet Villarrealit

Skuadra e Villarrealit është forcuar me mbrojtësin e Përfaqësueses së Kolumbisë, Yerson Mosquera. 22-vjeçari të mërkurën është prezantuar tek ekipi spanjoll, të cilit i është bashkuar nga skuadra e Wolverhamptonit.

Mosquera është huazuar për gjashtë muaj te Villarreali, ekip që në verë ka opsionin e blerjes së tij për katër milionë euro.

Mosquera prej vitit 2021 ka qenë pjesë e Wolverhamptonit, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2026. Ai vitin e shkuar ishte i huazuar te skuadra amerikane Cincinnati, ndërsa këtë edicion nuk e ka asnjë paraqitje me Wolvesin. Mosquera ka edhe tri paraqitje me Përfaqësuesen e Kolumbisë.

Artikuj të ngjashëm