Arsenali ka konfirmuar të enjten transferimin e Cristhian Mosqueras nga Valencia për 15 milionë euro.
21-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, ka njoftuar ESPN.
Transferimi i Mosqueras sipas mediumit ESPN, mund të shkojë deri në 20 milionë euro, varësisht prej paraqitjeve të qendërmbrojtësit 21-vjeçar.
Mosquera është bërë transferimi i pestë i Arsenalit në këtë verë, pas Martin Zubimendit, Noni Maduekes, Christian Norgaardit dhe Kepa Arrizabalagas.
Mosquera do t’i bashkohet menjëherë pjesës tjetër të skuadrës në Singapor për përgatitje.
Ai luajti në 90 ndeshje me Valencian në La Liga dhe në Kupën e Mbretit, derisa e ka të shënuar një gol.