Arsenali dhe Aston Villa kanë arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit Ezri Konsa, për afro 60 milionë euro.
Reprezentuesi i Anglisë pritet t’i kryejë së shpejti testet mjekësore, para se të zyrtarizohet në “Emirates Stadium”.
“BBC” ka shkruar javën e kaluar se Arsenali i kishte rihapur bisedimet me Villan për marrëveshje me Konsan, por nuk ishin afër arritjes së marrëveshjes.
Dhe të mërkurën, mediumi i madh anglez ka raportuar se marrëveshja është arritur.
28-vjeçari Konsa i ishte bashkuar Villas në korrik të vitit 2019, dhe ka luajtur në 286 ndeshje në shtatë edicionet e kaluara.
Konsa në sezonin e kaluar luajti në 48 ndeshje dhe i realizoi dy gola e një asistim. Me trajnerin Unai Emery, Aston Villa e fitoi Ligën e Evropës, ndërsa përfundoi në pozitën e katërt në Premier League. E siguroi paraqitjen në Champions për sezonin 2026/27.
Konsa nuk ka luajtur në përgatitje me Aston Villan pasi iu dha pushim katër javë pas përfundimit të Kupës së Botës.