Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Villarreali kërkon portugezin Soares

Skuadra e Villarrealit po kërkon transferimin e mbrojtësit të krahut të majtë, portugezit Cedric Soares ka raportuar “AS” të premten.

Soares është pjesë e Arsenalit dhe pritet të largohet nga ekipi anglez në afatin kalimtar të janarit, pasi ka kontratë deri në fund të këtij edicioni.

Mësohet se 32-vjeçari parimisht ka marrëveshje me Villarrealin, ekip që po negocion me Arsenalin për lirimin e tij. Ekipi spanjoll është i gatshëm të ofrojë deri në dy milionë euro për kartonin e Soaresit, të cilin po e sheh si përforcim për mbrojtjen.

Soares këtë edicion ka vetëm tri paraqitje për Arsenalin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2020. Në gjashtë muajt e edicionit të shkuar, Soares ishte i huazuar te skuadra e Fulhamit për t’u rikthyer këtë verë tek Arsenali.