Futboll

Gyokeres vendos të largohet nga Sportingu

Viktor Gyokeres

Qendërsulmuesi Viktor Gyokeres ka vendosur të largohet nga skuadra e Sportingut të Lisbonës.

Mediumet të ndryshme kanë raportuar të martën se Gyokeres e ka informuar presidentin e Sportingut, Frederico Varandas, për largimin e tij gjatë kësaj vere.

Gyokeres me padurim e pret transferimin tek Arsenali. Ka kohë që Gyokeresi ka kërkuar të luajë në Premier League. Arsenali ka ofruar 60 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e Gyokeresit. Por ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje mes dy klubeve.

Edhe skuadra e Manchester Unitedit po insiston në transferimin e suedezit, Gyokeres. Megjithatë 27-vjeçari Gyokeres e preferon më shumë kalimin tek Arsenali.

Ai është prej qendërsulmuesve më të mirë në Evropë aktualisht.

Në 52 ndeshjet e zhvilluara në edicionin e kaluar, Gyokeres realizoi 54 gola dhe bëri 13 asistime.