Sulmuesi suedez Viktor Gyokeres ka arritur të futet në tre lojtarët me debutimin më të mirë tek Arsenali.
Ai është bërë vetëm futbollisti i tretë që në një sezon debutues për “Topçinjtë” ka shënuar 20 gola e më shumë.
Të shtunën ai shënoi dy gola në fitoren 3:0 ndaj Fulhamit në Premier League në xhiron e 35-të. Mbërriti në shifrën prej 14 golave në Premier League.
Ai ka shënuar edhe pesë gola në Ligën e Kampionëve dhe dy gola të tjerë në kupa.
Krahas 21 golave, Gyokeres ka edhe tri asistime.
Edhe
“Maska” realizon golin e parë për Arsenalin
E më mirë se Gyokeresi kanë qenë vetëm Thierry Henry në sezonin 1999/2000 me 26 gola e Alexis Sanchez në sezonin 2014/15 me 25 gola.
“Topçinjtë”, që janë në garë për titull kampioni në Angli dhe Champions, e transferuan Gyokeresin nga Sportingu i Lisbonës gjatë verës.