Viktor Gyokeres, sulmuesi i ri i Arsenalit, ka realizuar golin e parë në fanellën e “Topçinjve”.
Sulmuesi suedez u transferua tek Arsenali këtë verë nga Sportingu për mbi 70 milionë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo27-vjeçari shënoi golin në kuadër të “Emirates Cup” ndaj Athletic Bilbaos.
Pas golit, Gyokeres festoi duke vendosur “maskën” në fytyrë, diçka që tashmë është simbol i festës së tij.
Arsenali të shtunën në “Emirates Stadium” fitoi thellë 3:0 ndaj Bilbaos.
Suedezi Gyokeres e realizoi golin e parë në minutën e 34-t. Ai shënoi me kokë pas harkimit të Martin Zubimendit.
Dy minuta më pas, Bukayo Saka, e dyfishoi rezultatin. Ai u asistua nga Gabriel Martinelli.
Saka asistoi edhe te goli i fundit që u realizua nga Kai Havertz në minutën e 82-të.
Arsenali ndeshjen hapëse të edicionit të ri në Premier League e luan në udhëtim te Manchester Unitedi më 17 gusht.