Besfort Zeneli të hënën mbrëma luajti në pozitë të re te Suedia. Ai u paraqit përkrah sulmuesit Viktor Gyokeres.
Sulmuesi i Arsenalit, Gyokeres, e shënoi golin e fitores 1:0 të Suedisë kundër Rumanisë, në kuadër të Grupit B4 të Ligës së Kombeve.
Golin e fitores Gyokeres e realizoi në minutën e 13-të. Aksionin e golit e nisi Zeneli, që luajti deri në minutën e 75-të.
“Pata mundësinë të shihja hapat e tij të vrapimit në fushë. Është kënaqësi ta shohësh. Një lojtar i jashtëzakonshëm. Kemi një bashkëpunim të mirë dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu”, ka thënë 23-vjeçari Zeneli për “SVT Sport”.