Mesfushori kosovar Besfort Zeneli ka luajtur deri në minutën e 63-të te Suedia që mposhti në shtëpi Poloninë me rezultat 3:1.
Ndeshja e luajtur të hënën mbrëma i takoi Grupit B4 të Ligës së Kombeve.
Benjamin Nygren në minutën e tetë, Yasin Ayari në minutën e 64-t dhe Viktor Gyokeres në minutën e 72-të i shënuan golat për Suedinë.
Golin e nderit për polakët e shënoi Sebastian Szymanski në minutën e 43-të.
Ishte fitorja e dytë për suedezët që kryesojnë grupin me gjashtë pikë.
Polonia mbetet me një pikë.