Besfort Zeneli është ftuar nga Suedia për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve.
Listën e lojtarëve, selektori Graham Potter e bëri publike të mërkurën.
Ndeshjen e parë të Grupit B4, Suedia e luan më 14 nëntor kundër Bosnjë-Hercegovinës, ndërsa tri ditë më pas e luan ndeshjen e fundit kundër Polonisë.
Zeneli 23-vjeçar,që luan për Union SG, ka 13 paraqitje me fanellën e Suedisë.
Te Suedia është kthyer Dejan Kulusevski.
Mesfushori 26-vjeçar është kthyer pas një kohe të gjatë. Ai mungoi për kohë të gjatë pas lëndimit të rëndë në gju, në maj të vitit 2025.
Suedia është e para me dhjetë pikë nga katër ndeshje.
Dy pikë më pak në vendin e dytë i ka Bosnjë-Hercegovina.