Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali interesohet për Gyokeresin

Viktor Gyokeres

Viktor Gyokeres mund ta vazhdojë nga edicioni i ardhshëm karrierën në kampionatin anglez, Premier League.

Interesim për sulmuesin suedez të Sporting Lisbonës ka shprehur Arsenali, raportojnë mediume të ndryshme angleze të mërkurën.

Gyokeres ka një klauzolë lirimi prej 90 milionë euro në kontratën e tij. 25-vjeçari iu bashkua skuadrës portugeze nga Coventry në verën e vitit të kaluar, ndërsa ka kontratë deri në qershor të vitit 2028.

Ai ka shënuar 33 gola dhe ka asistuar 12 herë në 37 ndeshje në të gjitha garat e edicionit aktual.

Artikuj të ngjashëm