Eddie Nketiah mund të largohet nga Arsenali këtë verë. Mediumet angleze kanë raportuar se për Nketiahn kanë shprehur interesim shumë skuadra. Në garë së fundi për transferimin e tij ka shprehur Wolverhamptoni.
24-vjeçari ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar pesë herë në 33 ndeshje në të gjitha garat e edicionit aktual. Por tek Arsenali kërkojnë të bëjnë ndryshime në ekip.
Nketiah vlerësohet 30 milionë euro.
Ai me Arsenalin ka kontratë deri në verën e vitit 2027. Ai për një periudhë luajti edhe për Leeds Unitedin.