Skuadra e Brightonit, ka siguruar shërbimet e mesfushorit të krahut të majtë, spanjollit Marc Cucurella kanë njoftuar mediumet e huaja të hënën. Bëhet e ditur se Brightoni tashmë ka arritur marrëveshje me Getafen për transferimin e Cucurellas, që do të bëhet zyrtare para mbylljes së afatit kalimtar të verës.
Për kartonin e Cucurellas, ekipi anglez do të paguajë 18 milionë euro dëmshpërblim. Ndërsa, 23-vjeçar me Brightonin pritet të firmos kontratë pesëvjeçare. Cucurella këtë sezon ka një ndeshje në La Liga, kurse sezonin e shkuar pati tri gola e dy asistime në 39 paraqitje. Cucurella si lojtar është rritur te Barcelona, kurse karrierë ka bërë edhe te Eibari. Ai është pjesë e Getafes prej vitit 2019.