Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali interesohet për Cucurellan

Skuadra e Real Madridit ka shprehur interesim për shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë, Marc Cucurella, ka njoftuar “Marca” të martën.

Mësohet se Cucurella ka kërkuar largimin nga Chelsea në janar dhe Real Madridi po synon transferimin e tij.

Në fakt, Reali po synon huazimin e tij me të drejtën e blerjes në fund të edicionit. Cucurella ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2028, ndërsa këtë edicion nuk bën pjesë në planet e klubit. Ai ka regjistruar vetëm një paraqitje deri më tani për Chelsean, ekip prej të cilit ka kërkuar largimin.

25-vjeçari iu bashkua Chelseat në verën e vitit të shkuar nga Brightoni për 65 milionë euro.