Marc Cucurella ka vendosur për skuadrën e re.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, shkroi të dielën që Cucurella ka vendosur për Real Madridin.
Chelsea nga shitja e mbrojtësit do të përfitojë rreth 50 milionë euro.
Spanjolli tashmë ka pranuar kalimin te Real Madridi.
27-vjeçari është te Chelsea që nga viti 2022. Ai u zhvillua te Barcelona, ndërsa ka pasur diskutime për kthimin te kjo skuadër. Por ka vendosur për Madridin.