Mbrojtësi Marc Cucurella ka konfirmuar se vazhdimi i kontratës me Chelsean është punë e kryer, shkruan BBC Sport të shtunën.
Spanjolli kishte edhe tri vjet kontratë, por ai ka theksuar se do ta nënshkruajë kontratën e re me “blutë”.
Cucurella 27-vjeçar ishte titullar dhe asistoi në fitoren 5:1 të Chelseat ndaj West Ham Unitedit të premten.
Kur u pyet nga mediat spanjolle pas ndeshjes për kontratën e re, ai ka thënë se gjithçka ka mbaruar dhe është punë e kryer.
“Jam i lumtur. Klubi më ka dhënë besimin dhe jam i lumtur që jam këtu. Shpresoj se do të kem vit të mirë”, ka deklaruar Cucurella.