Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle kërkon Cucurellan

Newcastle Unitedi ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të majtë, spanjollin Marc Cucurella.

“Daily Mail” raporton të hënën se Newcastle tashmë ka nisur negociatat me Chelsean pasi po e sheh Cucurellan si përforcim të duhur për mbrojtjen.

Mësohet se Newcastle po kërkon huazimin njëvjeçar të 25-vjeçarit, me detyrim të blerjes së tij verën tjetër për 40 milionë euro.

Cucurella vitin e shkuar iu bashkua Chelseat nga Brightoni, por nuk bën pjesë në planet e trajnerit Mauricio Pochettino për edicionin e ri.

Ai ka kontratë me skuadrën nga Londra deri në vitin 2028 dhe mund të huazohet te Newcastle për edicionin 2023/24, i cili tashmë ka filluar në Angli.