Mbrojtësi i Spanjës, Marc Cucurella, pritet të largohet gjatë verës së këtij viti nga skuadra e Chelsat, njofton “Football-Insider”.
25-vjeçari është një prej disa emrave të mëdhenj që do të shiten nga klubi anglez. Cucurella iu bashkua Chelseat në gusht të vitit 2022, ndërsa ka kontratë deri në qershor të vitit 2028.
Mbrojtësi spanjoll ka pasur pak hapësirë në edicionin aktual, duke u paraqitur vetëm në nëntë ndeshje në Premier League.
Ai ka një paraqitje me Përfaqësuesen e Spanjës.