Mbrojtësi i krahut të majtë do të largohet nga Chelsea për ta vazhduar karrierën te skuadra e Manchester Unitedit. “The Athletic” shkruan të mërkurën se Unitedi është pranë finalizimit të marrëveshjes me Chelsean për shërbimet e spanjollit.
Cucurella do të huazohet për një vit tek Unitedi, ekip që do ta ketë të drejtën e blerjes së tij në fund të edicionit për 30 milionë euro.
25-vjeçari do të largohet nga skuadra londineze pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Mauricio Pochettino.
Ai nuk është përdorur në asnjë ndeshje këtë edicion te Chelsea, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2028. Cucurella iu bashkua Chelseat vitin e shkuar nga skuadra e Brightonit.