Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tucheli po e pret finalizimin e transferimit të Cucurellas

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel ka pranuar se po e pret finalizimit e transferimit të mbrojtësit të majtë, Marc Cucurella nga Brightoni, raporton “Sky Sports” të premten.

Ditë më parë u raportua se Chelsea ka arritur marrëveshje me Brightonin në vlerë prej 55 milionë eurosh për kartonin e Cucurellas.

Megjithatë, Tuchel ka thënë se ende nuk është kompletuar dokumentacioni i transferimit të spanjollit në “Stamford Bridge”.

“Nuk është bërë ende transferimi. Letrat janë në proces dhe shpresojmë se mund ta përfundojmë transferimin e tij së shpejti. Ai është një lojtar fantastik, i ri, i lëvizshëm, i uritur, shumë inteligjent dhe mund të luajë në disa pozicione në sistemin tonë”, është shprehur Tuchel.

Artikuj të ngjashëm