Chelsea e ka fituar garën për mbrojtësin e Brightonit, Marc Cucurella.
Mediat në Angli shkruajnë se Chelsea do të paguajë 52.5 milionë funte për spanjollin.
Klubi nga Londra do të paguajë shumën që kërkonte Brightoni, gjë të cilën nuk e bëri Manchester City, që po ashtu kishte shfaqur interesim të madh.
Chelsea ishte i detyruar që të bënte këtë lëvizje, pasi e ardhmja e Marcos Alonsos është në dyshim.
Ai mund të transferohet te Barcelona. Te Barça mund të kalojë edhe kapiteni Cesar Azpilicueta.
Cucurella pritet të nënshkruajë kontratë gjashtëvjeçare me klubin nga Londra.
Edhe
Cucurella vendos për Real Madridin
Ai pritet që të enjten t’i nënshtrohet testeve mjekësore.
Brightoni e kishte blerë 24-vjeçarin Cucurella për 15 milionë funte nga Getafe sezonin e kaluar.
Ai shkëlqeu te Brightoni duke qenë ndër më të mirët në ligë.