Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City arrin marrëveshje me Brightonin për Cucurrelan

Marc Cucurella mund të konsiderohet futbollist i Manchester Cityt.

“The Sun” ka raportuar të premten se City tashmë ka arritur marrëveshje me Brightonin për mbrojtësin e krahut të majtë. Për transferimin e Cucurellas, që do të zyrtarizohet javën tjetër, City do të paguajë 36 milionë euro.

Ndërkohë, spanjolli me kampionin e Anglisë do të firmosë kontratë pesëvjeçare.

Ai te City do ta zërë vendin e lënë nga Oleksandr Zinchenko, i cili u transferua tek Arsenali.

24-vjeçari vitin e shkuar iu bashkua Brightonit nga Getafe dhe në sezonin e parë në Angli pati një gol e një asistim në 35 paraqitje.