Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City vazhdon negociatat me Cucurellan

Manchester City nuk ka hequr dorë nga futbollisti i Brightonit, Marc Cucurella.

Sipas “Fichajes”, drejtuesit e klubit anglez po vazhdojnë negociatat me Brightonin për transferimin e spanjollit.

Brightoni ia ka caktuar çmimin 23-vjeçarit. Drejtuesit e klubit anglez po kërkojnë 60 milionë euro dëmshpërblim për ta liruar lojtarin.

Mbrojtësi i krahut të majtë po shihet si përforcim ideal për kampionin anglez.

Ai po konsiderohet si zëvendësues i Oleksandr Zinchenko që pritet t’i bashkohet Arsenalit.