Manchester City ka bërë ofertë zyrtare për mbrojtësin e krahut, spanjollin Marc Cucurella ka bërë të ditur “Daily Mail” të mërkurën. Mësohet se për transferimin e Cucurellas, City ka ofruar 35 milionë euro dhe po negocion me Brightonin për lirimin e tij.
Te Brightoni po kërkojnë 50 milionë euro për 23-vjeçarin, i cili shkëlqeu sezonin e fundit në Premier League. Megjithatë, City po shpreson që ta arrijë marrëveshjen me Brightonin, pasi e sheh Cucurellan si zëvendësim të duhur për Oleksandr Zinchenkon, i cili do t’i bashkohet Arsenalit.
Cucurella ka kontratë me Brightonin deri në vitin 2026.