Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City interesohet për Cucurellan

Manchester City ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të majtë, Marc Cucurella, ka njoftuar të mërkurën “Diario AS”.

Mesfushori spanjoll po pëlqehet nga trajneri i Cityt, Pep Guardiola, që ka kërkuar transferimin e tij gjatë kësaj vere.

Cucurella pati paraqitje fantastike këtë edicion në Premier League me fanellën e Brightonit dhe ishte ndër lojtarët më të dalluar në ekip.

Thuhet se City është i gatshëm të paguajë 35 milionë euro për 23-vjeçarin, i cili ka kontratë me Brightonin deri në vitin 2026.

Cucurella këtë edicion në 34 paraqitje për Brightonin ka një gol e dy asistime në të gjitha garat. Ai iu bashkua ekipit anglez vitin e shkuar nga Getafe.