Përfaqësuesja e Kosovës, Augsburgu dhe Hamburgu janë emrat që janë lidhur me trajnerin Andre Breitenreiter.
Ai aktualisht është pa klub, ndërsa Beshiktashi ka hyrë në garë për t’i siguruar shërbimet e 50-vjeçarit.
“Sky Sport” i Gjermanisë ka shkruar se ish-trajneri i Hoffenheimit dhe klubi i Superligës së Turiqsë janë në bisedime të vazhdueshme e pozitive deri tani.
Burak Yilmaz, Shenol Gunesh dhe Riza Calimbay ishin trajnerët që së fundmi drejtuan Beshiktashin, ku luan Milot Rashica.
Beshiktashi është i pesti në tabelë dhe është larg vendit që dërgon në Ligën e Kampionëve për edicionin tjetër.
Edhe
Hoffenheimin e kosovarëve e pret ndeshje e rëndësishme
Breitenreiter u lirua nga Hoffenheimi në muajin shkurt pasi kishte fituar vetëm shtatë nga 22 ndeshje.
Ai në të kaluarën e ka drejtuar edhe Zuerichun, kur e udhëhoqi drejt titullit të kampionit në edicionin 2021/22.