Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Beshiktashi insiston në transferimin e Rexhbeçajt

Elvis Rexhbeçaj

Foto: FFK

Beshiktashi nuk ka hequr dorë nga transferimi i mesfushorit të Kosovës, Elvis Rexhbeçaj. 

Drejtuesit e klubit turk kanë planifikuar që të udhëtojnë për në Gjermani për t’i filluar negociatat zyrtare me Augsburgun për Rexhbeçajn. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kështu kanë raportuar të martën media turke. 

Augsburgu i ka ofruar Rexhbeçajt mundësinë për ta rinovuar kontratën, por mesfushori me tipare defensive ende nuk ka dhënë përgjigje. 

Rexhbeçaj shihet si zëvendësuesi i Moatasem Al-Musratit i cili u largua nga Beshiktashi për t’u transferuar te Monaco. 

Augsburgu do ta lejojë shitjen e Rexhbeçajt nëse reprezentuesi i Kosovës nuk e vazhdon kontratën. 

Përveç Beshiktashit për Rexhbeçajn kanë shprehur interesim edhe Rangersi, Parma dhe disa klube nga Premier League. 

27-vjeçari Rexhbeçaj në edicionin 2024/25 luajti në 31 ndeshje. Shënoi dy gola dhe bërë një asistim. Ai me Augsburgun ka kontratë edhe një vit. 

Pjesë e klubit gjerman është nga viti 2022. Ai u transferua nga Wolfsburgu për një milion euro.