Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Hoffenheimin e kosovarëve e pret ndeshje e rëndësishme

Hoffenheim

Katër ekipe të Bundesligës janë në garë që t’i bashkohen kampionit, Bayern Munichut, dhe Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve në edicionin tjetër.

Një prej tyre është Hoffenheimi i tre reprezentuesve të Kosovës, Fisnik Asllanit, Leon Avdullahut dhe Albian Hajdarit.

Hoffenheimi, që është i pesti me 57 pikë, do të përballet me Stuttgartin e vendit të katërt, që ka po aq pikë. Kjo ndeshje luhet të shtunën prej orës 15:30 dhe i takon xhiros së 32-të të kampionatit gjerman.

Cilado skuadër që fiton do të bëjë hap të madh drejt sigurimit të garës elitare për klube në Evropë.

Leipzigu është i treti me 62 pikë, ndërsa Bayer Leverkuseni, i gjashti, i ka 55 pikë. Leipzigu luan në udhëtim te Leverkuseni të shtunën nga ora 18:30.

Katër skuadrat e para nga Bundesliga kualifikohen në Champions. Por ende mbetet e hapur që Championsi të sigurohet edhe prej vendit të pestë.

Edhe Bundesliga me mbyllje të zjarrtë, “në lojë” Championsi dhe rënia nga liga Futboll Bundesliga me mbyllje të zjarrtë, “në lojë” Championsi dhe rënia nga liga

Edhe gara për mbetje në Bundesligë vazhdon të jetë e hapur.

Heidenheimi i Diant Ramajt dhe Arijon Ibrahimoviqit mund të largohet që në këtë fundjavë nga Bundesliga.

Bayern Munichu luan pikërisht ndaj Heidenheimit të shtunën nga ora 15:30, kurse Borussia Monchengladbachu ballafaqohet me Dortmundin.