Hoffenheimi i Bundesligës gjermane, ku paraqiten tre futbollistët e Kosovës, Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari, do të luajë në Ligën e Evropës në edicionin tjetër.
Hoffenheimi të shtunën pësoi humbje të thellë në ndeshjen e fundit të kampionatit elitar gjerman në udhëtim te Borussia Monchengladbach, 4:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHoffenheimit i nevojitej fitorja për të shpresuar në gabim të Stuttgartit e për të zënë vend në Ligën e Kampionëve.
Por, kjo nuk u arrit dhe kështu merr formë tabela në elitën gjermane, në xhiron e 34-t, të fundit për këtë sezon.
Asllani dhe Hajdari luajtën deri në minutën e 67-të, ndërsa Avdullahu e kompletoi ndeshjen. Asllani e mbylli sezonin në Bundesligë me 10 gola e shtatë asistime, ndërsa në verë pritet të largohet nga skuadra. Avdullahu e Hajdari e kanë vazhduar kontratën dhe do të vazhdojnë qëndrimin në këtë klub.
Kampioni Bayern Munichu, Dortmundi dhe Stuttgarti do të luajnë në Champions, ndërsa Hoffenheimi dhe Bayer Leverkuseni në Ligën e Evropës.
Freiburgu ka përfunduar i shtati, zonë që dërgon në kualifikime të Ligës së Konferencës.
Freiburgu më 20 maj luan ndaj Aston Villas në finale të Ligës së Evropës.
Nëse Freiburgu do ta fitojë këtë garë, do të kualifikohet po ashtu në Champions për edicionin e ardhshëm.