Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Katër ndeshje pa fitore për Hoffenheimin e tre “dardanëve”

hoff

Si në asnjë skuadër tjetër, te Hoffenheimi i Bundesligës gjermane janë tre futbollistë të Kosovës. 

Hoffenheimi ka pasur edicion të mirë, por së fundi ka lëshuar pikë të rëndësishme. Dhe skuadra tani i ka katër ndeshje rresht pa fitore në Bundesligë. Më 7 mars skuadra e Albian Hajdarit, Leon Avdullahut dhe Fisnik Asllanit fitoi 4:2 ndaj Heidenheimit. Më pas luajti 1:1 me Wolfsburgun, u mposht 5:0 nga

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Leipzigu, pësoi 2:1 nga Mainzi dhe të premten mbrëma luajti 2:2 me Augsburgun. Dy ndeshjet e fundit u zhvilluan pas pushimit për ndeshjet ndërkombëtare.

Ndaj Augsburgut, ndeshja nisi si më keq për Hoffenheimin. Në minutën e 14-të skuadra vendase shënoi për 2:0.

Por që në pjesën e parë Hoffenheimi barazoi në 2:2. Dhe shifrat më nuk ndryshuan. Asistimin në golin për 2:2 e bëri sulmuesi Fisnik Asllani.

Ai vazhdon me kontribut të çmuar. Tani i ka nëntë gola e gjashtë asistime në 28 paraqitje në Bundesligë. Dhe me gjasë po i kalon ditët e fundit te kjo skuadër, para një transferimi të madh.

Startuan edhe Leon Avdullahu në mesfushë dhe Albian Hajdari në mbrojtje. Hajdari e la fushën në minutën e 68-të, kurse Avdullahu e Asllani luajtën deri në fund. Reprezentuesi tjetër i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj luajti prej minutës së 79-të për Augsburgun, në ndeshjen e xhiros së 29-të të Bundesligës.

“E kemi ditur saktësisht çka të presim, por nuk ishim të gatshëm në fillim. Fillimi ishte katastrofal. Topat e gjatë ishin të rrezikshëm deri në fund, ndërsa ishim të cenueshëm edhe nga kundërsulmet. Kjo përfundimisht nuk guxon të na ndodhë. Duhet të tregojmë më shumë fizikalitet dhe të mbrohemi më shumë. Duam të reagojmë dhe të kthehemi te fitorja”, ka thënë Avdullahu.

Trajneri i Hoffenheimit, Christian Ilzer ka kërkuar që të fokusohen te anët pozitive, përkatësisht te reagimi i skuadrës pas disavantazhit prej dy golave.

“Le ta marrim si sukses, na ndihmon. Ditë pas dite e shoh një ekip që është më konsistent dhe i aftë për të fituar”, ka thënë Ilzer.

Hoffenheimi i ka 51 pikë. Vazhdon të jetë në pjesën e epërme, por nëse vazhdon të lëshojë pikë do të jetë larg pozitës së katërt që siguron kualifikimin në Champions.