Hoffenheimi të shtunën luajti me një lojtar më shumë në fushë që nga minuta e pestë e ndeshjes me Werder Bremenin. Në fund Hoffenheimi fitoi 1:0, por fitorja ishte shumë e vështirë. Ndeshja i takoi xhiros së 33-të, përkatësisht të parafundit të Bundesligës gjermane.
Mbrojtësi Albian Hajdari, mesfushori Leon Avdullahu dhe sulmuesi Fisnik Asllani startuan te
Hoffenheimi. Hajdari e Asllani kompletuan ndeshjen dhe ishin prej më të mirëve. Asllani u zëvendësua në minutën e 89-të.
“Ëndrra e Ligës së Kampionëve është gjallë. Mbi të gjithë është e rëndësishme që fituam ndeshjen. Megjithatë duhej të shënonim më shumë gola dhe ishim me fat që nuk pësuam. Nëse do ta shënonim golin e dytë, do të ishim më të qetë dhe nuk do të duhej të lodheshim shumë. Ndoshta kartoni i kuq i kundërshtarit nuk na nxiti aq shumë sa mund të mendohet. Të luash me avantazhin e një lojtari nuk është aq e lehtë sa mund të mendohet”, ka thënë Fisnik Asllani për faqen zyrtare të Hoffenheimit.
Hoffenheimi i ka 61 pikë në vendin e pestë, sa edhe Stuttgarti në të katërtin. Bayer Leverkuseni është i gjashti me 58 pikë. Vendi i katërt dërgon në Champions, kurse i pesti e i gjashti në Ligën e Evropës.
Në xhiron e fundit, të shtunën e ardhshme, Hoffenheimi luan në udhëtim ndaj Borussia Monchengladbachut. Stuttgarti luan në udhëtim ndaj Eintracht Frankfurtit, ndërsa Leverkuseni e pret Hamburgun.
“Bremeni qëndroi shumë thellë në mbrojtje, parkoi autobusin dhe nuk mundëm të gjejmë hapësira. E ktheva shpejt topin në lojë para portës dhe kështu e shfrytëzuam momentin kur Bremeni nuk ishte plotësisht i zgjuar. Ishte shumë e rëndësishme sot. Javën tjetër duam të bëjmë detyrat e shtëpisë. Të përqendrohemi te vetja. Kur shikon se çka po bëjnë të tjerët, shpejt harron detyrën tënde. Do të jetë një ndeshje e vështirë në Gladbach. Dhe do të shohim se çka do të ndodhë”, ka theksuar Asllani.
-
Hoffenheimi i kosovarëve ende me shpresë për Champions
-
Asllani vazhdon me gola në Bundesligë, Hoffenheimi në Evropë
-
Asllani e Hajdari e ngrenë Hoffenheimin në pozitën e katërt
-
Katër ndeshje pa fitore për Hoffenheimin e tre “dardanëve”
-
Hajdari e Avdullahu fitojnë me Hoffenheimin ndeshjen e mbetur të Bundesligës