Mbrojtësi Albian Hajdari dhe mesfushori Leon Avdullahu, kanë luajtur deri në fund te Hoffenhemi që fitoi ndeshjen kundër Werder Bremenit në udhëtim.
Kjo ndeshje i takoi xhiro së 16-të. Ishte njëra prej dy ndeshjeve të shtyra të Bundesligës për shkak të motit të keq në Gjermani.
Hoffenheimi shënoi një gol në pjesën e parë dhe një tjetër në pjesën e dytë për fitoren 2:0.
Ekipi ku luajnë futbollistët e Kosovës nga minuta e 51-të luajti me një lojtar më pak në fushë pas kartonit të kuq të cilin e mori Wouter Burger.
Fisnik Asllani mbeti në stol te Hoffenheimi, që forcohet në vendin e tretë me 39 pikë.