Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Humbje për Asllanin e Avdullahun

Hoffenheim

Hoffenheimi i Fisnik Asllanit e Leon Avdullahut e ka pësuar disfatën e pestë këtë edicion në Bundesligën gjermane. 

Hoffenheimi të shtunën u mposht nga Werder Bremeni në udhëtim me rezultatin 2:0, në ndeshjen që i takoi javës së tetë. 

Sulmuesi Asllani e mesfushori Avdullahu u paraqiten deri në minutën e 87-të te Hoffenheimi. Ndërsa për shkak të lëndimit mungoi mbrojtësi Albian Hajdari. 

Werderi të dy golat e fitores i realizoi në pjesën e dytë. 

Niclas Fullkrug realizoi për 1:0 në minutën e 57-të, kurse golin e dytë e shënoi Eren Dinkci në minutën e 82-të. 

Për Werderin ishte fitorja e katërt. Ka edhe tri barazime dhe një humbje. E zë vendin e pestë me 15 pikë. 

Hoffenheimi është në mesin e tabelës me nëntë pikë.