Sulmuesi Arijon Ibrahimoviqi ka dhuruar një asistim për Augsburgun në përballjen ndaj Freiburgut.
Por asistimi i Ibrahimoviqit nuk i mjaftoi Augsburgut që u mposht në shtëpi nga Freiburgu me përmbysje të rezultatit 2:1.
Ndeshja e zhvilluar të shtunën mbrëma i takoi xhiros së tetë të Bundesligës gjermane.
20-vjeçari Ibrahimoviq asistimin e bëri te goli i epërsisë të cilin e realizoi Michael Gregoritsch në minutën e 18-të.
Por Freiburgu realizoi dy gola në pjesën e dytë për fitoren e pesë këtë edicion.
Për Ibrahimoviqin ishte asistimi i parë këtë edicion. Ka edhe një gol të shënuar në kampionat. Ndërsa e ka edhe një tjetër gol në Kupë të Gjermanisë.
Freiburgu ka 16 pikë dhe e zë vendin e tretë.
Augsburgu është në mesin e tabelës me shtatë pikë më pak.