Mbrojtësi Albian Hajdari dhe mesfushori Leon Avdullahu me Hoffenheimin e kanë nisur edicionin e ri në elitën gjermane me humbje.
Hoffenheimi të shtunën pasdite u mposht në udhëtim nga Kolni me rezultatin 3:2.
Avdullahu e kompletoi ndeshjen, kurse Hajdari luajti deri në minutën e 87-të.
Për Hoffenheimin nuk u paraqit sulmuesi Fisnik Asllani.
Sulmuesi i Kosovës nuk ishte në gjendje të paraqitej në ndeshjen e parë të edicionit.
Thijs Dallinga shënoi dy gola, ndërsa Said El Mala realizoi një në fitoren e Kolnit.
Ndërkohë për Hoffenheimin golat i realizuan Adam Daghim dhe Ozan Kabak.