Leon Avdullahu e Fisnik Asllani me Hoffenheimin të dielën mbrëma kanë pësuar disfatë të thellë në ndeshjen që i takoi xhiros së 11-të të Bundesligës gjermane.
Hoffenheimi u mposht në shtëpi nga Augsburgu me rezultatin 4:0.
Mesfushori Avdullahu luajti deri në minutën e 83-të, kurse sulmuesi Asllani në lojë u inkuadrua në minutën e 61-të. Në bankën rezervë ishte Klaus Gjasula.
Ndërsa për Augsburgun nga minuta e 57-të u paraqit sulmuesi Arijon Ibrahimoviq.
Yannik Keitel, Fabian Rieder, Marius Wolf dhe Juma Bah i shënuan golat e fitores për Augsburgun.
Hoffenheimi nga minuta e 20-të luajti me një futbollist më pak në fushë pasi që mbrojtësi Mats Rots u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Hoffenheimi ka 12 pikë dhe e zë vendin e 15-të. Augsburgu ka tri pikë më shumë në pozitën e tetë.